A1 Report - Lezhe, zhvillohet panairi i gjelit te detit, synohet promovimi i produktit

Report TV 2015-08-21

Views 2

LËZHË - Prodhuesit e gjelit të detit kanë marrë pjesë në një panair që është zhvilluar në Fishtë të Lezhës duke synuar jo vetëm promovimin e këtij produkti të konsumit, por ndërkohë afron së bashku rritësit dhe konsumatorin. Fermerët i janë përmbajtur traditës, ndonëse sipas tyre nuk mungojnë edhe vështirësitë për rritjen e këtij shpendi.

"Zhvillimi i këtij panairi sot është një nismë dhe vazhdimësi e punës që kanë bërë rritësit me gjithë pasion rreth 40 vjet duke ngulur këmbë që kjo rracë të shkojë gjithmonë duke u konsoliduar", u shpreh Pal Nika, specialist i blegtorisë.

Promovimi i prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të zonës së Zadrimës, shihen si një mundësi që u krijohen blegtoreve dhe fermerëve të Lezhës për rritjen e prodhimit të tyre dhe lehtësi për sigurimin e tregjeve.

Share This Video


Download

  
Report form