OTRANTO - Policia italine ka sekuestruar në kanalin e Otrantos 1 ton e 40 kilogramë hashash dhe ka vënë në tre pjestarët e peshkarexhës italiane "Maestral". Nga dëshmitë e tre të arrestuarve është mësuar se ata po kthehenin nga Shqipëria ku kanë marrë ngarkesën e drogës.
Ndërkohë në Shqipëri nuk ka ndonjë person të arrestuar për sasinë e drogës e cila me vlerë tregu përllogaritet në 10 milion euro.
Gjatë operacionit të Guardia di Finanzës, është sekuestruar 1 ton hashash shqiptar, në kanalin e Otrantos. Një helikopter tre mjete lundruese të policisë italine si dhe dy skuadra të Guardia di Finanzias kanë ndaluar peshkarexhën ku ishin fshehur 1 ton e 40 kilogram drogë.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se droga vjen nga Lazarati, ndërsa dyshohet se peshkarexha ka mundur të marrë ngarkesën në brigjet e Karaburnit, por nuk ka mundur të ndalet nga policia shqiptare, duke mos patur asnjë person përgjegjës.
Pak kohë më parë këtë linjë trafiku e bënë publik dhe drejtues të Guardia di Finanzas por nga ajo ditë e deri më sot asnjë ndërhyrje nuk ka në qytezën e hashashit me një xhiro vjetore 4.5 miliardë euro.
Operacioni i policisë ka nisur në mbrëmje për të përfunduar orët e para të mëngjesit, ku peshkarexha është detyruar të ankorohet në port me ekuipazhin e arrestuar si dhe drogën e sekuestruar.
Dyshimet e rojeve bregdetare lindën kur pikasën në det të hapur peshkarexhën "Maestral" e cila pa rrjeta të hedhura në det udhëtonte me shpejtësi drejt brigjeve të Kalabrisë. Aktulisht të arrestuarit po merren në pyetje dhe përballen me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të drogës, ku gjatë arrestimit u janë gjetur plot 84 thasë me hashash.