A1 Report - Përleshje në kufi, vriten vellezërit Çollaku dhe polici grek

Report TV 2015-08-21

Views 9

FOLLORINË - Dy shqiptarë vëllezërit, Melsi dhe Elvis Çollaku dhe një polic grek Elias Kostenis, kanë mbetur të vdekur si pasojë e një përplasje me armë 2 kilometra brenda tokës greke në zonën e liqenit të Prespës së Vogël. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur 20 minuta pas mesnatës, kur një patrullë e policisë greke prej tre efektivësh ishin duke bërë kontrolle.

Policët grekë ishin duke patrulluar në këmbë dhe makinën e kishin lënë 45 minuta larg vendit të ngjarjes. Sipas dëshmive, ata kanë thirrur në gjuhën shqipe "Ndal Policia", por nga kasollja janë qëlluar me armë. Një prej policëve ka mbetur i plagosur rëndë duke gjetur më pas vdekjen. Më pas ndaj kasolles kanë qëlluar edhe dy policët e tjerë, duke lënë të vdekur dy shqiptarët.

Share This Video


Download

  
Report form