A1 Report - Rama me biznesin italian: Ejani investoni më shumë në Shqipëri!

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANE- Rritja e investimeve të huaja në vendin tonë, mbetet një nga prioritetet e qeverisë shqiptare. Kryeministri Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit italian në vendin tonë, ku nuk mungoi edhe ambasadori italian në vendin tonë, Massimo Gaiani. Në takimin me temë "Mbështjetje investimeve italiane në Shqipëri", zhvilluar në hotel Sheraton, theksi është vendosur tek krijimi i një klime të favorshme për biznesin italian dhe shtimi i investimeve italiane në Shqipëri, pasi ato janë më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

"Ata që duan të investojnë në Shqipëri ndihen si në shtëpinë e tyre jo vetëm prej gjuhës. Ka qenë mjaft e dobishme mbështetja e ambasadorit për këtë nismë të re, për dhënien jetë të një angazhimi shuëm të fortë politik jo vetëm për të lehtësuar situatën jo tepër të thjeshtë të gjithë juve që jetoni në Shqipëri, por për të hapur porta të reja për gjithë investitorët italianë që do donin të investonin në Shqipëri, por që për momentin qëndrojnë atje, nuk marrin udhën për të ardhur këtu", nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form