A1 Report - FMN "zbarkon" në Tiranë, takime në Ministrinë e Financave

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka "zbarkuar" sot paradite në Tiranë.

Burime nga Ministria e Financave thanë për "A1 Raport" se gjatë ditëve të qëndrimit, përfaqësuesit e Fondit do të zhvillojnë takime me drejtuesit e qeverisë dhe Ministrisë së Financave. FMN pritet të japë rekomandimet për paketen e re fiskale dhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, dy dokumente të hartuara nga dikasteri i Financave, por që ende nuk janë bërë publike dhe nuk janë diskutuar me komunitetin e biznesit.

Gjithashtu, temë e diskutimeve me FMN-në do të jetë edhe draft-marrëveshja 3-vjeçare e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare e cila pritet të nënshkruhet në përfundim të takimeve zyrtare.

Në përfundim të vizitës, misioni i FMN-së do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ku do të bëjnë publike konkluzionet e vizitës, rekomandimet për zhvillimin e ekonomisë dhe masat që duhet të marrë qeveria.

Ekipi i FMN-së, i cili sapo mbërriti në Mnistrinë e Financave, do të jetë në Tiranë deri më datë 17 Dhjetor për të zhvilluar konsultimet e përvitshme të Artikullit IV dhe për të diskutuar me autoritetet shqiptare për programin, si dhe konsultime mbi paketën fiskale dhe projetkbuxhetin për vitin 2014. Si gjithnjë, në përfundim të misionit, do të ketë një konferencë për mediat.

Share This Video


Download

  
Report form