TIRANE- "A ka raste korrupsioni në gjykatë? Sigurisht që ka. Vijnë nga vendime të papërgjegjshme të pushtetit gjyqësor. S'i mund të ndodh që në një rast kur personi qëllohet me automatik plumbat janë në mes e sipër dhe gjykata thotë që nuk është tentativë vrasje"- U tha kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori gazetarëve gjatë një bashkëbisedimi mesditën e sotme.
Kryetari i Gjykatës së Lartë kishte thirrur gazetarët për të sqaruar pozicionin e tij, pas një video të publikuar në emisionin "Fiks Fare", ku një sekser kërkon para në emër të tij.
Për Zaganjorin, ata që i përdorën emrin në video, "ishin disa mashtrues të ulur në një tavolinë" pasi ai nuk ka gjykuar asnjëherë çështje penale dhe rekursi i paraqitur nga personi, është rrëzuar unanimisht nga kolegji i Gjykatës së Lartë