A1 Report - Tatimet e reja, sa do të paguajnë bizneset me xhiro mbi 5 mln lek

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Ministria e Financave ka pothuajse gati projektin për tatimin mbi të ardhurat personale, që do të jetë progresiv, sipas angazhimit që para zgjedhjeve nga ana e qeverisë Rama, ndërkohë që edhe tatim fitimi për ndërmarrjet pritet të bëhet jo me nivel të sheshtë, siç është aktualisht, por në dy nivele, 15% për biznesin që ka më shumë se 5 milionë lekë xhiro në vit dhe 7.5% për biznesin e vogël me xhiro nga 2-5 milionë lekë. Po kështu, ndryshojnë në rritje taksat për karburantin, ndërkohë që hiqet fare Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për shërbimet shëndetësore dhe ilaçet.

Tatimi mbi të ardhurat
Nga pjesëtarë të grupeve të punës që po hartojnë projektligjin në fjalë, që duhet të amendojë atë të taksave dhe tatimeve, mësohet se, sipas projektit, personat që kanë të ardhura deri në 300 mijë lekë (të reja), ose më shumë në muaj, do të paguajnë tatim mbi të ardhurat në masën 25%, nga 10% që është aktualisht (taksa e sheshtë). Kjo është shkalla më e lartë e taksimit, sipas projektit që po punohet nga Ministria e Financave, në kuadër të kalimit të pritshtëm nga taksa e sheshtë tek taksa progresive, premtim i Partisë Socialiste që para se të arrinte të fitonte zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013.
Sipas burimeve nga dikasteri që drejtohet nga Shkëlqim Cani, hartuesit e paketës së re fiskale, që do të prezantohet së bashku me projektbuxhetin e ri për vitin e ardhshëm, pritet të bëjnë ndryshimet më masive të kryera deri tani ndonjëherë në sistemin fiskal.

Share This Video


Download

  
Report form