TIRANE- Shifrat e dhunës ndaj grave në vendin tonë janë trefishuar krahasuar me katër vite më parë. Për dramatike janë edhe shifrat e humbjes së jetës, ku për këtë vit numri i viktimave femra ka arritur në 23.
Pikërisht për t'i thënë "Stop" këtij fenomeni në shoqërinë shqiptare, shoqëria civile ka çelur sot me një marshim paqësor për 16 ditët kundër dhunës ndaj grave.
Vetëm në Gjykatën e Tiranës, në 6 muaj e parë të këtij viti,ka lëshuar plot 400 urdhra mbrojtje për gratë nga bashkëshortët apo familjarët e tyre, ndërsa ka pasur 600 denoncime. Shifrat bëhen më të frikshme nëse u referohemi statistikave ndër vite të drejtorisë së përgjitshme të policisë