FIER - Burgu i sigurisë së lartë në aksin rrugorë Fier-Marinzë nuk ka përfunduar ende. Askush nuk pranon të prononcohet lidhur me këtë vonesë në ndërtimin e burgut të Fierit.
Në këto ambjente do të mbaheshin rreth 500 të burgosur dhe 150 të tjerë në ambjentet e paraburgimit.
Investimi i Bashkimit Evropian parashikon që ky të cilësohet si një prej më të sigurtit në rang vendi.
Burgu ishte parashikuar të përfundonte në muajin maj të këtij viti, e megjithatë ambjentet e tij nuk janë ende funksionale në shërbim të oraganeve të drejtësisë.