Të gjithë koncesionet e dhëna gjatë qeverisë "Berisha" do të kalojnë në filtrin e ministrit të zhvillimit ekonomik, Arben Ahmetaj. Pas ankimimeve të bizneseve të dërguar pranë këtij dikasteri u është kërkuar ministrive lista e plotë e koncesioneve, si edhe hartimi i një analizë të kontratave të koncesioneve dhe paketave të ndryshme ligjore e rregullatore që i kanë shoqëruar.