TIRANE- Aksioni "Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë", ka nisur sot në mëngjes në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Deri në mbrëmjen e sotshme synohet të mblidhen 20 mijë ton mbeturina.
Rreth 100 mijë aktivistë, vullnetarë, ekologjistë pritet të pastrojnë të gjitha zonat e papastra në vend dhe bëhet fjalë për të gjitha ato zona të cilat nuk paraqesin rrezikshmëri dhe ku pastrimi mund të kryhet në kushte të thjeshta.
Pas identifikimit të zonave më të ndotura, falë një pune intensive, edhe Shqipëria i bashkohet sot fushatës botërore "Let's Do it World", e cila është Kandidate për çmimin "UN Prize" në fushën e të drejtave të njeriut për promovimin e një mjedisi të pastër në të gjithë botën.
Në Shqipëri kjo nismë mbështetet nga 4 Ministri, si ajo e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe Ministrisë së Pushtetit Vendor.