Përfaqësimi: MPJ vazhdon heshtjen, asnjë përgjigje për pyetjet e Alsat-M

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) nuk përgjigjet në pyetjet e djeshme publike të Alsat M për përfaqësimin e shqiptarëve në Ministri, në mesin e ambasadorëve, konsujve dhe përfaqësive diplomatike. Ndërkaq në reagimin e një dite më parë ndaj kronikës së televizionit tonë, Ministria e Jashtme plasoi informata kontradiktore me gjendjen faktike. Në reagimin e djeshëm thuhet se prej vitit 2012 deri në tetor të këtij viti janë pranuar 11 persona, prej të cilëve 3 shqiptarë.

"Me përgjegjësi pohojmë se gjatë periudhës prej vitit 2012 deri në tetor të vitit 2013, në MPJ janë punësuar gjithsej 11 persona, prej të cilëve tre janë shqiptarë etnikë", thuhet në reagimin e MPJ-së.

Por në kundërshtim me këtë informacion janë të dhënat që kemi siguruar nga Agjencia për Administratë. Nga dhjetori i vitit 2011, që kur ka marrë drejtimin e Ministrisë Nikolla Popovski, në disa konkurse të ndryshme janë punësuar 20 persona, prej të cilëve asnjë shqiptar. Alsat M mëson se nga ardhja e Poposkit në këtë Ministri janë pranuar vetëm dy shqiptarë, të sistemuar nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, por jo edhe nga konkurset e jashtme të Ministrisë. Nga kjo Ministri edhe sot nuk deshën të prononcohen lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve. Nga MPJ pa përgjigje edhe për numrin minor të ambasadorëve shqiptarë, të cilët arrijnë vetëm rreth 8% nga numri i përgjithshëm i ambasadorëve. Heshtje edhe për përfaqësimin mes konsujve të përgjithshëm, ku shqiptarët janë të përfaqësuar me vetëm një konsull nga 8 gjithsej. Përveç përfaqësimit në rënie brenda ministrisë, Ministria e Jashtme do të vazhdojë të ulë edhe numrin e diplomatëve profesional shqiptarë nëpër misionet diplomatike, me vendimin për tërheqjen e 28 diplomatëve nga 16 qytete të botës, i cili duhet të zbatohet deri më 1 shkurt. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form