MPJ hesht para fakteve, ja përfaqësimi detal

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Ministria e Jashtme vazhdon të hesht para fakteve të televizionit Alsat M lidhur me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në këtë institucion. Nga dikasteri i udhëhequr nga Nikolla Poposki nuk e mohojnë informacionin e bazuar në të dhënat e Agjencisë për Administratë, se në mandatin e Poposkit nga konkurset e jashtme nuk është punësuar asnjë shqiptar, por vetëm 20 maqedonas. Kur Popovski mori detyrën, gjeti 122 shqiptarë të punësuar. 4 prej tyre u larguan për t'u avancuar nëpërmjet Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit dhe nuk janë lejuar të rikthehen në këtë ministri, edhe pse kanë pasur përvojën e duhur të punës, nga 3 deri 5 vjet.

Nga ana tjetër, punësimi i vazhdueshëm i maqedonasve ka bërë që përqindja e shqiptarëve në Ministri të ulet dukshëm në krahasim me gjendjen para ardhjes së Poposkit. Përveç punësimeve nga jashtë, shqiptarët janë shpërfillur edhe gjatë avancimeve brenda ministrisë. Janë avancuar 10 persona bashkëpunëtorë të rinj në udhëheqës njësie, që të gjithë maqedonas. Ministri Poposki ka reformuar edhe strukturën e brendshme ministrore, duke rritur numrin e drejtorive nga 12 në 16. Por edhe në këtë proces, shqiptarët nuk janë përfillur. Aktualisht nga gjithsej 16 drejtorë, vetëm 2 janë shqiptarë, ndërsa në mesin e 30 ndihmës/drejtorëve, shqiptarët përfaqësohen me vetëm 3 të tillë. Nga të punësuarit në ministri, 10 shqiptarë plotësojnë kushtet për drejtorë dhe ndihmës/drejtorë, ndërsa janë angazhuar vetëm 5. Kështu bie poshtë edhe arsyetimi i Ministrisë se për kriter bazë kanë kualifikimin para përkatësisë etnike. Situatë e ngjashme edhe për sa i përket udhëheqësve të njësive.

Edhe pse mbi 20 shqiptarë plotësojnë kushtet për udhëheqjen e njësive, aktualisht në këtë post janë angazhuar vetëm 5 persona nga gjithsej 60, që nuk përbën as 10%. Gjithashtu, mes 30 këshilltarëve të lartë në Ministrinë e Jashtme ka vend vetëm për 2 shqiptarë. Siç mëson Alsat M, Poposki sistematikisht nëpërkëmbë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat edhe në emërimin e diplomatëve në ambasada dhe konsullata, duke dërguar kryesisht maqedonas. Të punësuarit shqiptarë në Ministrinë e Jashtme nuk guxojnë ta shprehin nëpër media revoltën e tyre për diskriminimin gjatë avancimeve dhe emërimeve nëpër përfaqësitë diplomatike. Kjo, për shkak të rregullores së Ministrisë, e cila iu ndalon diplomatëve prononcimin në media pa pëlqim nga kreu i dikasterit, Popovski. Benjamin Arifi



DREJTORITË

Shqiptarë 2 12.5%

Të tjerë 14 87.5%



NDIHMËS DREJTORË

Shqiptarë 3 10%

Të tjerë 27 90%



KËSHILLTARË TË LARTË

Shqiptarë 2 6.6%

Të tjerë 28 93.3%



UDHËHEQËS NJËSISH

Shqiptarë 5 8.3%

Të tjerë 55 91.6%

Share This Video


Download

  
Report form