TIRANE- Të 400 banesat sociale të Shkozës, ku mund të strehoheshin 2000 familje, kanë filluar të amortizohen ende pa u shpërndarë. Suvatë e jashtme kanë rënë, ndërsa pjesa e xhamit e katit të parë, e konceptuar për të zhvilluar aktivitete tregtare, është thyer krejtësisht.
Banorët e zonës përreth na tregojnë jashtë kameras se vazhdimisht vijnë përfaqësuesit e firmave që kanë ndërtuar kompleksin për të bërë meremetime të brendshme për shkak të amortizimit.
Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo deklaroi nëj ditë më parë në mbledhjen e këshillit bashkiak se ky kompleks banesash sociale, është marrë në dorëzim në dhjetor të vitit 2012, por vetë rojet private, që janë të firmave që kanë ndërtuar objektin, na thonë se ende ndërtesat nuk i janë dorëzuar bashkisë
Banesat sociale të Shkozës kanë përfunduar në vitin 2011 dhe në të pritet të strehohen familjet që janë në vështirësi ekonomike. Ata mund të blihen me kredi të butë ose të jepen me qira nga bashkia e Tiranës për këtë kategori familjesh.