ELBASAN - Aksidentohet deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho pranë tunelit të Elbasanit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:15 dhe sipas të dhënave të policisë, makina e Spahos është përplasur me një tjetër automjet.
Si pasojë, Spaho ka pësuar shembje në trup dhe është nisur menjëherë fillimisht drejt spitalit të Elbasanit, së bashku me shoferin e tij, edhe ai i plagosur.
Më pas Spaho është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ka mbërritur rreth orës 19:00. Për shkak të frakturave në kokë Spaho është shtruar në reaminacion, ku do të gjendet 24 orë nën kontrollin e mjekëve. Por të dy të plagosurit fatmirësisht gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Spaho është vizituar nga deputetët Petrit Vasili dhe Klodian Rrjepaj.
Policia ndërkohë, pasi është gjendur në vendngjarje për mbledhjen e provave po heton shkaqet e aksidentit.