Analistët: Mos-përfaqësimi, nënkupton shkelje të Kushtetutës

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Çështja e mos-përfaqësimit të shqiptarëve në shumë institucione shtetërore është rezultat i mosrespektimit të kushtetutës e jo Marrëveshjes së Ohrit nga udhëheqësit e institucioneve shtetërore duke filluar që nga Qeveria e vazhduar në të gjitha nivelet tjera institucionale. Kështu u shprehën analistët në emisionin e mbrëmshëm 'Rruga Drejt' në ALSAT-M. Risto Nikovski thotë se shqiptarët përgjegjësi duhet të kërkojnë nga kuadrot e tyre nëpër ministri dhe institucione tjera pse nuk janë të përfaqësuar sa duhet duke shtuar se është plotësisht e drejt që shqiptarë të ketë edhe tek 'UJQIT' por edhe në të gjitha vendet tjera.

"Nëse ne nga drutë nuk e shohim pyllin, ne askund nuk do të arrijmë, pylli është qëllimi dhe jo drutë! Duhet edhe tek 'UJQIT', edhe tek 'Luanët' gjithandej duhet të ketë shqiptarë. Shihni tani, vallë atje ka pasur ndonjë seleksionim dhe ata nuk i kanë plotësuar kriteret, ndoshta kjo është arsyeja, unë vetëm po supozoj, më kuptoni, d.m.th keni njerëzit tuaj atje, keni zëvendës ministra, ministra. Cili është apeli im, lejoni që ti shohim gjërat në tërësi, me të gjitha aspektet pasi shumë lehtë e keni ju si shqiptarë, ti mbroni interesat shqiptare, unë si maqedonas interesat maqedonase, ju nuk i shihni tonat, ne tuajat, ku do të arrijmë kështu!", deklaroi Risto Nikovski -- analist.

"Kur fitojnë në zgjedhje partitë tona fitojnë edhe institucione të cilat do ti udhëheqin dhe me këtë përgjegjësit në këto institucione kanë të drejtë ekskluzive mbi to dhe pikërisht për këtë qëllim ne kemi dallime të mëdha në nivelin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat edhe në nivelin kombëtar por edhe në atë lokal d.m.th kemi shumëllojshmëri të madhe. 'Këtu ne po arrijmë deri tek komponentët e butë që nuk janë në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, gjegjësisht nuk po dëshirojmë ti lexojmë dhe kjo është multikultura e shfaqur në shoqëri d.m.th po bëjmë fjalë për veprime simbolike", tha Sasho Klekovski -- analist.

Për dallim nga Klekovski dhe Nikovski, analisti Albert Musliu thotë se çështja e përfaqësimit të drejt dhe adekuat i shqiptarëve do të rregullohet vetëm atëherë kur do të vetëdijesohet shumica maqedonase dhe do të pajtohet me realitetin e ri.

"Përderisa shumica maqedonase nuk reagon e të thotë se ky drejtor duhet të përgjigjet para ligjit pasi nuk respekton ligjin, kushtetutën, principet këtu nuk do të ketë lëvizje më të gjerë në atë çështje. Në vend që të reagojë Sitelli, Kanal 5 duhet të reagojë vetëm ALSAT-M pasi ai përfitim është për të gjithë. Kjo shoqëri mund të fillon të zhvillohet në mënyrë normale deri në atë moment kur ato çështje do të pranohen si normale dhe të nevojshme. Është paradoksale që në ndonjë institucion mos të keni shqiptarë, ju keni nobelistë shqiptarë prej kësaj ane, kurse për disa institucione nuk ka kuadro adekuate që ata të futen d.m.th dikush duhet të përgjigjet dhe pikërisht shumica maqedonase duhet të ngre iniciativa se pse në këtë institucion nuk ka shqiptarë", u shpreh Albert Musliu -- analist.

Debati i mb...

Share This Video


Download

  
Report form