Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka hyrë në mes të protestueve kundër armëve kimike për ti qetësuar ku ka deklaruar se, çdo vendim do të merret në favor të shqiptarëve.
"Duke ndjerë shqetësimin tuaj dhe spekulimet e mëdha për këtë çështja, prandaj ju siguroj dhe kini besim sepse ky është parlamenti juaj dhe qeveria juaj. Të jeni të qetë dhe të sigurtë se çdo vendim do ketë në themel, zëri, të ardhmen tuaj që nuk do të cënohet. Së bashku me përfaqësuesit më të shquar të shoqërisë civile. Absolutisht që ju duhet të jeni të sigurtë që ky parlament dhe qeveria është në krahun tuaj", deklaroi gjatë fjalës së tij, kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, protestuesit kërkonin që Meta të thoshte "Jo", për armët kimike.
Meta gjithashtu tha se "Ka mjaft spekullime. Po politizohet nga disa politikanë, ndërsa ambientalistët i kuptojmë. Jemi në dialog të vazhdueshëm me ta, por nga disa politikanë që akoma nuk janë çarmatiosur duan të mbartin konfliktin para Parlamentit."