A1 Report - Turqi, vijojne perplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policise

Report TV 2015-08-22

Views 2

TURQI- Përplasjet e dhunshme mes policisë dhe protestuesve kanë vazhduar edhe gjatë natës në Turqi pas vdekjes së dy personave ditën e djeshme. Qindra protestues hodhën gurë dhe fishekzjarrë ndaj policisë në disa rajone të Stambollit. Përleshjet kanë ngjallur frikën për trazira të mëtejshme në prag të përvjetorit të demonstratave antiqeveritare të vitit të kaluar.

Policia përdori plumba gome dhe granata tymhedhëse për të shpërndarë protestuesit në rajonet e Kadikoit dhe Sultangazit në Stamboll. Ndërkohë mijëra vetë u dyndën nëpër rrugë për funeralin e Ugur Kurt, njëri prej viktimave të ditë së djeshme, i cili u qëllua në kokë ndërsa merrte pjesë në funeralin e një të afërmi. Vdekja e tij nxiti protesta të tjera të dhunshme, në të cilat gjeti vdekjen edhe një person i dytë, ende i paidentifikuar.

Trazirat e së enjtes nisën kur një grup njerëzish filluan të brohorisnin parulla për të riun e vrarë në muajin mars gjatë përleshjeve me policinë dhe për tragjedinë e javës së kaluar në minierën e Somas ku gjetën vdekjen 301 minatorë.

Share This Video


Download

  
Report form