A1 Report - Armët kimike, Koka:Çdo vendim në të mirë të qytetarëve

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Ministri i Mjedisit Lefter Koka deklaron se momentalisht jemi në fazën e diskutimeve dhe bën thirrje për të mos politizuar debatin për sjelljen dhe asgjësimin e armëve kimike siriane në Shqipëri.

"Jemi në një fazë ku kryeministri shqiptar Edi Rama ka pasur vetëm një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit Amerikan, John Kerry, ku jemi ende të panjohur nëse janë armë kimike apo lëndë kimike, çfarë rrezikshmërie kanë, si mund të trajtohen dhe cfarë dëmi mund të sjellin. Ky është një problem që meriton të disktutohet në qeverinë shqiptare dhe në parlamentin shqiptar ndaj unë do dëshiroja rëndom të mos ndodhë si në shumë raste të tjera që gjërat të politizohen, si në rastet kur ka mbizotëruar nacionalizmi apo ekstremizmi.

Po flasim për një problem akoma të pashtjelluar dhe përgjegjshmëria do të jetë e madhe qoftë e Minsitrisë së Mjedisit për të analizuar këtë problem."- tha sot paradite ministri i Mjedisit Lefter Koka. Ministri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve sot paradite para Universitetit të Arteve, në sheshin "Nënë Tereza".

Share This Video


Download

  
Report form