A1 Report - Tajfuni 'Haiyan' shkatërron ishujt Filipine, lë pas gërmadha

Report TV 2015-08-21

Views 3

FILIPINE - Tajfuni 'Haiyan' që goditi Filipinet, ka vazhduar rrugën e tij për në veri të Vietnamit, afër kufirit me Kinën, ku është dobësuar dhe kthyer në një stuhi tropikale.

Katër milionë njerëz janë prekur nga tajfuni në Filipine dhe shumë të tjerë po luftojnë me vdekjen pasi nuk kanë ushqim, strehim apo ujë të pastër për të pirë. Rreth 600 mijë njerëz janë evakuuar në provincat në veri të vendit.

Gjendja është shumë e rëndë me shtëpitë dhe ndërtesat të rrafshuara si dhe me trupa njerëzish të vdekur të gjendur kudo. 80% e ndërtesave që u gjendën në rrugën e tajfunit u shkatërruan plotësisht. Rradhë të gjata njerëzish të mbetur pa fjalë nga shoku janë formuar mbi rrënojat e aeroportit të Tacloban, në ishullin filipinas Leyte.

Kryqi i Kuq Filipinas përllogariti se të paktën 1,200 vdiqën nga stuhia, por ky numër pritet që shumë shpejt t'i kalojë 10 mijë. Ndihma nga vende të ndryshme të botës kanë filluar të arrijnë në Filipine, por punëtorët kanë hasur probleme për të udhëtuar në disa qytete apo fshatra të cilat kanë mbetur të izoluara. Metereologët parashikojnë një tjetër stuhi tropikale e cila do të sjellë shira të dendur dhe të rëndojë më tej situatën dhe shpërndarjen e ndihmave. Tajfuni Haiyan është një nga stuhitë më të forta të regjistruara ndonjeherë me erëra që kapnin shpejtësinë e 235 km/orë dhe dallgë deri në 15 metra të lartë.

Anije dhe aeroplanë të shumtë me ndihma janë nisur drejt Filipineve. Presidenti Barack Obama shprehu ngushëllimet e tij për famijet e të vdekurve. Gjithashtu edhe vende të tjera kanë akorduar miliona euro për të ndihmuar filipinasit. Australia ka dhuruar 9 milionë dollarë në ndihma humanitare ndërsa Zelanda e re ka akorduar rreth 1 milionë dollarë.

Share This Video


Download

  
Report form