Belle Air kompenson pasagjerët pas denoncimit në A1 Report

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Një grup prej 50 personash të cilët kanë paguar biletat për t'u nisur për në ishullin e Kretës, u bllokuan sot paradite në aeroportin e Rinasit.

Për TV A1 Report pasagjerët u shprehën të revoltuar, pasi thonin se "ishin bllokuar pa shkak nga kompania e fluturimeve dhe se justifikimet ishin të pabesueshme".

Sipas drejtuesve të kompanisë së fluturimeve "Belle Air" shkak për mos nisjen ishte moti i keq në ishullin e Kretës, por pasagjeret e mohonin këtë fakt, dhe bënin apel për zgjidhjen e kësaj situate.

Në një lidhje telefonike me Tv A1 Report, një nga personat që do udhëtonin drejt Kretës, deklaronte se arsyeja e motit të keq nuk qëndron, "pasi të afërmit në Kretë u thonin, se koha ishte e mirë".

Ata deklaruan se kompania nuk i kishte dhënë asnjë shpjegim për biletat, dhe orarin e nisjes, i cili ishte parashikuar për orën 12:00 të ditës së sotme, duke i lënë në aeroport.

Pas bërjes publike të shqetësimit në Tv A1 Report kompania "Belle Air" njoftoi për anulimin e fluturimit dhe kompensoi pasagjerët për çmimin e biletës. Kompania ka njoftuar se nisja e avionit do të kryhet në një tjetër datë.

Share This Video


Download

  
Report form