PALERMO - Policia e Palermos në rajonin e Siçilisë në Itali, ka arrestuar një 34-vjeçar somalez, pasi është një nga organizatorët e udhëtimit të anijes që u mbyt në brigjet e Lampeduzës më 3 tetor të këtij viti, duke shkaktuar vdekjen e 366 emigrantëve.
Mouhamud Elmi Muhidin, është arrestuar me akuzën për rrëmbim personi, favorizim të emigracionit klandestin dhe përdhunim, i cili është identifikuar nga disa dëshmitarë.
Pas hetimeve, është ndaluar për favorizim të emigracionit klandestin edhe palestinezi 47-vjeçar, Attour Abdalmenem.
Nga dëshmië e marra nga të mbijetuarit e kësaj tragjedie, thuhet se gratë të cilat kanë qënë pjesë e këtij udhëtimi, janë përdhunuar nga organizata e kriminelëve që bënte transportin e emigrantëve.
Në veçanti 20 gra klandestine, janë përdhunuar si nga somalezi Abdalmenem, ashtu edhe nga disa policë libian, në periudhën kur emigrantët ishin mbajtur të burgosur në një qendrër në Sheba, të Libisë.
Gjithashtu, emigrantët kanë treguar se ndaj tyre janë ushtruar edhe tortura të ndryshme.