KARABURUN- Tetë të rinj i kanë shpëtuar mbytjes në Karaburun mbrëmjen e djeshme.
Forcat e Guardia Di Finanzia shkuan në ndihmë të të rinjve të cilët kishin dhënë alarmin SOS në det të hapur.
Në një komunikim telefonik Drejtorin e Policisë së Vlorës, i ka thënë gazetarit të A1 Report se të rintjë kishin dalë për peshkim me një gomone 6 metra të gjatë, por më pas kishin dhënë alarmin SOS.
Ata janë shpëtuar gjatë natës dhe ndodhen në polici për të bërë verifikimet. Nuk dihet nëse të rinjtë tentonin të kalonin drejt Italisë.
8 personat u pikasën nga roja bregdetare dhe u gjetën tek shpella e Haxhi Alisë.