A1 Report - Vlore, "Lungo Mare", "Uji i Ftohte" s'i shpeton sites se INUK

Report TV 2015-08-21

Views 20

Projekti i "Lungo Mares" që pritet të vihet në zbatim përgjatë vijës bregdetare në Vlorë nuk do të sjellë më shembje të ndërtimeve pa leje.

Ky fakt është konfirmuar për "A1 Report" nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ne Vlorë Arben Breshani pasi është njohur me projektin fitues nga studio belge. Ai ka shtuar se ndryshe nga Skela, zona e Ujit të Ftohtë nuk do ti shpëtojë sitës së INUK pasi pikerisht aty do të fillojnë punimet për zgjerimin e rruges dhe krijimin e një tjetër korsie.

"Janë vetëm ato prishje që janë bërë dhe nuk do ketë prishje më të mëdhaja të këtij karakteri dhe do jenë vetëm prishjet që janë në zonën që kap rruga nga Skela deri në Ujë të Ftohtë, në zonën e sipërme që i themi ne sipër rrugës që do bëhët një rrugë me dy kalime. Siç kemi informacionin shteti po bën gjithë pastrimin e kësaj zone dhe besoj në muaj qershor ç'do gjë do jetë në nivelin normal për pritjen e turistëve në Vlorë sepse në këto momente që jemi tani nuk është një gjendje shumë e mirë në këtë drejtim."

Breshani tha se projekti i Lungo Mares pritet t'i sjellë qytetit reformimin e gjithë bregdetit si dhe rigjallërimin e sektorit të ndërtimit i cili sipas tij ka njohur vitet e fundit ka qenë në veshtirësi.

Projekti i Lungo Mares pritet të vihet në zbatim në vjeshtën e këtij viti.

Share This Video


Download

  
Report form