A1 Report - Gratë, 'Deklaratë Mençurie' kundër kancerit të qafës së mitrës

Report TV 2015-08-21

Views 1

"Krah për krah kundër kancerit të qafës së mitrës", është kjo nisma që kanë ndërmarrë një grup grash dhe vajzash dhe kërkojnë lobimin e të gjithë palëve, por sidomos grave me pushtet për të marrë masa për parandalimin e tij në faza fillestare.

Në takimin e zhvilluar nga ISHP, UNFPA dhe Qendra e Evropës Juglindore për Survejancën dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (SECID) ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj premtoi mbështetejn e pakushtëzuar të dikasterit që ai drejton.

Sipas Silva Binos, mjeke infeksioniste pranë ISHP, ky lobim ka si synim që brenda 5 viteve të ardhshme të ulë në mënyrë drastike numrin e vdekjeve të grave nga ky lloj tumori.

Për mjekët klinicistë, nëse ndiqet skeda e përcaktuar mjekësore, ky lloj tumori është në 90% të rasteve i parandalueshëm.

Në fund të takimit të pranishmit kanë nënshkruar unanimisht "deklaratën e Mençurisë", e cila bën thirrje për ndërhyrje të përbashkëta për të zvogëluar rriskun.

Share This Video


Download

  
Report form