Program i ri për kancerin e qafës së mitrës, Manastirliu: Rritëm financimin publik për shëndetësinë

Report TV 2019-02-04

Views 2

Ministrja Manastirliu deklaroi sot në Ditën Botërore kundër kancerit se për përmirësimin e diagnostifikimit dhe trajtimit të tumoreve janë investuar 10 milionë euro. Ajo u shpreh se me vendosjen e akseleratorit të ri linear në QSUT mundësohet shërbimi radioterapik edhe për fëmijët e prekur nga tumoret, si dhe janë ulur me tre herë radhët e pritjes për pacientët që kryejnë radioterapi.

Manastirliu u shpreh në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend se programi kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës ka nisur të zbatohet me trajnimin e mjekëve të familjes dhe infermierëve në të gjithë vendin dhe brenda muajit mars, do të nisë kryerja e analizës HPV falas për rreth 16 mijë gra në vit.

Ministrja deklaroi më tej se është ulur barra e sëmundshmërisë dhe se financimi publik është rritur me 43.3 %, krahasuar me 5 vite më parë. ?Tre programe parandalimi për tumoret që sot ofrohen në nivel kombëtar (Kontrolli Mjekësor Bazë, Programi i depistimit të kanceri të gjirit dhe programi më i ri, i depistimit të kancerit të qafës së mitrës, kanë sjellë një ulje të rasteve të vdekjeve që lidhen me tumoret, duke konfirmuar trendin e njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Europian?, tha Manastirliu.

Ajo u shpreh gjithashtu se është përmirësuar ndjeshëm edhe trajtimi me barna për të sëmurët me kancer. ?Për sëmundjet tumorale financojmë sot mbi 2.5 herë më shumë barna nga lista e barnave të rimbursueshme, ndërsa është rritur me afro 2 herë mbulimi me barna imunoterapeutike në spitale. Sot është fakt se mbulojmë 100% trajtimin e kancerit të gjirit për gratë?.

Share This Video


Download

  
Report form