Monstra, aktakuzë për terrorizëm për Sami Lutën

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Prokuroria të hënën do të ngritë aktakuzë për terrorizëm kundër të arrestuarit të fundit për rastin Monstra, Sami Luta. Luta do të bëhet i akuzuari i shtatë për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë, ndërsa ngarkohet se ka ndihmuar autorët në kryerjen e vrasjeve. Mbrojtja thotë se aktakuza do të jetë paushall, pasi nuk ekzistojnë prova se Sami Luta ka të bëjë me rastin e Smillkovës.

"Sot deklaroi prokuroria që edhe për Sami Lutën do të ketë aktakuzë. Nuk e kam pranuar ende, të hënën do ta pranoj dhe do të ankohem. Deri tani nuk kam prova që mund të ngrihet aktakuzë, por ndoshta në vetë aktakuzën do të prezantohen. Por edhe vetë dëshmitari thotë që personi nuk ka mundur te jetë në vendin e ngjarjes", u shpreh Naser Raufi, avokat.

Sot ka vazhduar një tjetër seancë për rastin Monstra, në të cilën janë prezantuar rezultatet e ekspertizës së dheut të gjendur në veturën Opel Omega, që dyshohet se është përdorur nga autorët e aktit. Rezultatet tregojnë se dheu i gjetur në veturë është i ndryshëm me dheun e rrethinës së vrasjes, fakt që shkon në favor të të akuzuarve, pasi prokuroria nuk po arrin ta bëjë lidhjen mes të akuzuarve, veturës dhe vendngjarjes.

"Sot e pranuam ekspertizën me shkrim nga ana e ekspertëve për dheun, dhe struktura e dheut është shumë divize dhe nuk tregon elementet e dheut që është gjetur në këtë lokalitet dhe në gjurmat e veturës. Për këtë arsye kërkojmë që eksperti të vjen në seancë dhe ti parashtrojmë pyetje si avokat mbrojtës", tha Naser Raufi, avokat.

Sami Luta u arrestua në vendkalimin kufitar Bllacë më 25 gusht të këtij viti. Për rastin e vrasjes së pesëfishtë pranë Liqenit të Smillkovës akuzohen 7 persona, prej të cilëve 5 janë në paraburgim në Maqedoni, ndërsa dy të tjerët vuajnë dënimin me burg në Kosovë për vepër penale armëmbajtje pa leje. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form