Inspektorati i arsimit, shkëputet nga ministria

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Inspektorati shtetëror i arsimit do të shkëputet nga Ministria e Arsimit dhe do të funksionojë si trup më vete. Këtë e parashohin propozim ndryshimet e ligjit për inspeksion të arsimit. Zv/ministri i arsimit Safet Neziri tha se me këto ndryshime, Inspektorati në mënyrë profesionale duhet t'i kryejë të gjitha obligimet që ka të bëjë me arsimin fillor, të mesëm e deri tek Institucionet më të larta arsimoro-shkencore.

"Kjo bëhet subjekt ën vete, subjekt juridik. Ka llogari të veten buxhetore dhe në mënyrë të mëvetësishme bën punësimet dhe gjitha aktivitete e tjera. Me këto ndryshime dhe plotësime të këtij ligji, inspektorati shtetëror i arsimit si subjekt në vete në mënyrë operative dhe në mënyrë profesionale do ti kryej të gjitha obligimet e veta që ka të bëje në fushëveprimin e vet në sferën e arsimit, arsimin fillor, arsimin e mesëm, deri te institucionet e larta shkencore arsimore duke filluar nga Universitetet, fakultetet dhe institutet e tjera shkencore", deklaroi Safet Neziri, zv/ ministër i arsimit.

Propozim ndryshimet kundërshtohen nga LSDM-ja opozitare. Sipas deputetes së kësaj partie Biljana Kazanxhisk këto ndryshime do të shkaktojnë implikime financiare në buxhetin e shtetit. Ajo madje shprehet se inspektorët do të jenë ushtar partiak të cilët kanë të drejtë të shqiptojnë edhe dënime të cilat shkaktojnë stres tek mësimdhënësit dhe më pas kjo reflektohet edhe tek nxënësit.

"Kur diçka ndjell frikë, atëherë kualiteti mbetet pas, posaçërisht në një fushë të këtillë senzitive siç është arsimi. Hajde të vihemi në rolin e nxënësve kur edhe arsimtari është nervoz, kur profesori është nervoz sepse ai inspektor i cili tani ka mundësi për mos plotësimin e ditarit elektronik ti shqiptojë dënim prej 300 eurove, çfarë stresi përjeton dhe atë stres me vetëdije apo vetëdije e përcjell tek nxënësit", tha Biljana Kazanxhiska, LSDM.

Edhe përkundër kundërshtimit të opozitës propozim ndryshimet në fjalë me bekimin e deputetëve të mazhorancës kaluan fazën e parë parlamentare. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS