Korçë, zgjedhjet lokale, Rama: Dilni e votoni për të ardhmen

Report TV 2015-08-21

Views 1

Partia Socialiste ka mbyllur sonte fushatën për zgjedhjet lokale në Korçë. Në këtë takim përmbyllës është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka bërë apel që të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë në datën 3 nëntor për kandidatin e të majtës, Sotiraq Filo.

Rama tha se, ish-kryetari i kësaj bashkie, Niko Peleshi, është pjesë e qeverisë pasi është menaxher i suksesshëm. "Jam krenar që pjesë e skuadrës është edhe Niko Peleshi i cili është bërë zëvendëskryeministër, sepse është një menaxher i suksesshëm", tha Rama.

U befasuam nga mikpritja juaj. Ky është miting më i madh se përpara 23 qershorit dhe rruga jonë e suksesit është sepse punojmë të gjithë si një skuadër", deklaroi kryeministri Edi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form