"Gjika", skandal edhe me pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë

Report TV 2015-08-21

Views 9

Prokuroria e Vlorës ka marrë të pandehur drejtorin e Urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Odhise Zoto, pasi ky i fundit ka shkelur ligjin, duke i paraqitur një material të dyshimtë antarëve të KRRT-së, lidhur me miratimin e lejës së ndërtimit të kompleksion "Jon", që njihet dhe si pallati i kreut të opozitës shqiptare Lulzim Basha.

Miratimi i lejeve të ndërtimit, duke përdorur plane studimi dhe akte-teknike false nga zyrtarë të bashkisë së Vlorës, ka nxjerrë në dritë shkelje të rënda dhe për pallatin që njihen në Vlorë, si pallati i Lulzim Bashës.

Praktika antiligjore e ndjekur dhe ndërtimi i pallatit në një teren, që konsiderohen nga ekspertët si "teren uji" që nënkupton shumë pranë bregut të detit, duket se i hap rrugë procedurave për shembjen e tij, gjë të cilën e përmendi disa ditë më parë dhe kryeministri i vendit Edi Rama. Shkeljet për këtë rast janë konstatuar gjatë një hetimi të kryer nga njësia Task-Forcë në prokurorinë e Vlorës, dhe se për këtë nën akuzë për "Shpërdorim detyre" është vënë kreu i Drejtorisë së Urbanistikës në bashkinë Vlorë, Odhise Zoto. Sipas prokurorit të çështjes Zoto ka paraqitur në KRRT e Vlorës një plan studimi tërësisht të gabuar dhe në kundërshtim me ligjin urbanistik. Ky plan i gabuar është diskutuar në KRRT dhe për pasojë është miratuar nga anëtarët, duke i hapur kështu rrugë ndërtimit të pallatit disa kate në bregdetin e Vlorës, që sot njihet si kompleksi "Jon" dhe që ndodhet pranë zonës së "Ujit të Ftohtë".

Share This Video


Download

  
Report form