A1 Report - Vlorë, sektori i ndërtimit në krizë, bie fuqia blerëse

Report TV 2015-08-21

Views 1

VLORË - Paralizohet sektori i ndërtimit në rrethin e Vlorës. Kriza ekonomike që ka përfshirë gjitha rajonin si dhe rënia e fuqisë blerëse ka frenuar ndjeshëm sektorin e ndërtimit. Alarmin e jep kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë, Arben Breshani, I cili shton se tkurrja e dërgesave të emigrantëve, sidomos me ndikimin nga kriza në shtetet fqinjë ka ulur ndjeshëm ofertën, pavarësisht se kërkesa është gjithnjë në rritje.Breshani bën apel ndaj të gjithë atyre personave që janë të interesuar të blejnë apartamente, apo ambjente për shërbime të tjera që të shfrytëzojnë këtë periudhë që sipas tij karakterizohet nga çmime me leverdi.

Share This Video


Download

  
Report form