akimi i gjashtë i Komisionit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit ka përplasur opozitën dhe mazhorancën në sytë e europianëve. Shkak për këtë përplasje janë bërë shkarkimet në polici, korrupsioni, si dhe vendimet e tjera të qeverisë Rama, si akti normativ apo edhe rishkimi i buxhetit. Kjo sjellje ka sjellë edhe reagimin e eurodeputetëve, të cilët u kanë tërhequr vëmendjen parlamentarëve shqiptarë.
Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnia-Herzegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Eduard Kukan, ka kërkuar dialog në Parlament ndërsa ka përmendur si dy shenja të mira drejt integrimit janë zgjedhjet parlamentare dhe kalimi i pushtetit.
Ndërsa për europarlamentaren Tanja Fajon "Shqipëria është në një moment kyç dhe pritshmëritë janë të larta".