PLD: Maqedonia me rrogën mesatare më të ulët

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Rroga mesatare mujore në Maqedoni është më e ulëta në Ballkan. Kështu denoncuan sot nga Partia Liberal-Demokratike duke u bazuar në një studim të agjencisë "Anadolija" në të cilin Maqedonia renditet e fundit madje edhe nga shtetet e ish Jugosllavisë dhe Ballkanit në përgjithësi. Sipas kësaj partie, këto të dhëna duhet të merren seriozisht sepse tregojnë pamjen reale të ekonomisë së Maqedonisë.

"Rrogë më të madhe mesatare kanë sllovenët, 900 euro, menjëherë pas tyre kroatët me 723 euro, më pas Malazezët me 475 euro. Rroga më të mëdha se ne kanë edhe Bosnje-Hercegovina dhe Serbia. Nëse shikohen analizat për lartësinë e rrogës mesatare në rajon, evidente është mbetja jonë mbrapa Rumanisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë", tha Roza Topuzovska, Karevska, nënkryetare e PLD-së.

Nga PLD-ja, i bënë thirrje kryeministrit që të ndryshojë politikën e shpenzimit të parave të qytetarëve dhe të marrë masa për përmirësim të gjendjes ekonomike të vendit.

"PLD-ja i bën thirrje kryeminsitrit Nikolla Gruevski që të analizojë dhe t'i marrë seriozisht këto të dhëna që nuk janë të volitshme për të, por sidoqoftë janë humbëse për standardin e qytetarëve. Në tërësi, ai duhet të angazhohet për përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend", deklaroi Roza Topuzovska, Karevska, nënkryetare e PLD-së.

Nga Partia Liberal-Demokrate gjithashtu alarmuan për shportën e shpenzimeve familjare e cila është pakësuar dukshëm për shkak të çmimeve të larta. Sipas tyre, shporta e shpenzimeve që arrin 32 mijë denarë, për një familje 4 anëtarëshe është 11 mijë denarë më e madhe se sa rroga mesatare e Maqedonisë. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form