Lojërat e fatit, Bozdo:Mbyllen disa të fuqizohen të tjera, Dalipi: Gënjen

Report TV 2015-08-21

Views 0

Nënkryetari i bashkisë Eno Bozdo hedh dyshime mbi seriozitetin e nismës së qeverisë Rama për të mbyllur të gjitha lojrat e fatit. Në një prononcim për shtyp nga bashkia, paraditen e sotme i kërkon kryeministrit të kërkojë ndjesë publike kryeqytetasve për mosvotimin në Këshillin bashkiak të vendosjes së taksës së përkohshme për lojrat e fatit e cila kishte si qëllim zhvendosjen e tyre në periferi.

"Ditët e fundit e kemi dëgjuar vazhdimisht kryeministrin të flasë për lojërat e fatit, por zoti Rama duhet fillimisht ta niste aksionin kundër tyre me një ndjesë publike drejtuar qytetarëve të Tiranës, për mosvotimin në Këshillin Bashkiak, për vendosjen e taksës të përkohshme për lojrat e fatit e cila kishte si qëllim zhvendosjen e tyre. Qytetarët e Tiranës e mbajnë mend mirë, se përveç mosmiratimit të asaj nisme, këshilltarët e zotit Rama tentuan edhe ta prishnin atë mbledhje të Këshillit Bashkiak.

Ky është një fakt që hedh hije të forta dyshimi, mbi seriozitetin e kësaj nisme e cila shpresojmë të mos përfundojnë në mbylljen e disa kazinove, për të fuqizuar disa të tjera, të miqve, partnerëve apo klientëve të pushtetit."- tha Bozdo.

Share This Video


Download

  
Report form