Stabiliteti makroekonomik, që do të thotë inflacioni i ulët dhe kurs stabil i denarit janë parakushte të rëndësishme për rritjen ekonomike. Drejtori rajonal i FMN-së për zhvillimin e shpejtë të ekonomive, Bas Beker, i cili bëri hulumtimin e rritjes së vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore pas vitit 2008, thotë se kursi fiks dha rezultate të mira në Maqedoni.
"Pra, me pak fjalë, kursi fiks i monedhës është mjaft i dobishëm për Maqedoninë dhe do të jetë edhe mëtej i dobishëm", deklaroi Bas Beker , FMN.
Ai vuri në dukje se Maqedonia ka nevojë, para së gjithash, për një rritje të qëndrueshme dhe se ekonomia duhet të rritet më shumë se 2 deri në 3 për qind, sepse nëse Evropa ka një rritje prej 1 deri 2 për qind, do të na nevojiten dekada që ti afrohemi.
"Ajo që është e nevojshme është që flukset e kapitalit, por flukset e kapitalit që ndihmojnë në përmirësimin e produktivitetit, jo vetëm rritjen e kërkesës", tha Bas Beker , FMN.
Me këtë rast u theksua fakti që të ketë një rritje më të lartë, duhet të kemi një sektor të shëndetshëm financiar, më saktësisht bankat të japin kredi. Kushte plotësuese për rritjen e shpejtë është rritja e eksportit, përmirësimi i klimës së investimeve dhe funksionimit të mirë të tregut të punës, përkatësisht të kemi punëtorë të aftë për industrinë, e jo profesione që nuk kërkohen në tregun e punës. Goran Temenugov