Tekniku italian De Biasi rinovon kontratën me FSHF

Report TV 2015-08-21

Views 1

Tekniku italian Gianni De Biasi ka rinovuar paraditen e sotme kontratën me FSHF-në për të vazhduar drejtimin e Kombëtares Shqiptare.

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit, De Biasi ka falenderuar FSHF për besimin për drejtimin e Kombëtares Shqiptare.

Kontrata 2-vjeçare parashikon një rritje page dhe të drejtë rinovimi të saj në rast kualifikimi në Europianin 2016.

Nga ana tjetër, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka vlerësuar punën e trajnerit italian. "Vlerësuam punën e De Biasit dhe të stafit të tij.

Shpresojmë në një kualifikim për Europianin 2016. Përsa i përket pagës, kontrata përfshin një rritje simbolike", u shpreh Presidenti i FSHF, De Biasi.

Share This Video


Download

  
Report form