FSHF i rinovon kontratën De Biasi: Nuk premtoj Europianin

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Federata Shqiptare e Futbollit ka rinovuar zyrtarisht kontraten me trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi edhe per dy vite të tjera. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ndërsa vetë trajneri De Biasi ekskluzivisht për "A1 Report" në një komunikatë telefonike nga Italia ka sqaruar:

"Si më parë, ndjehem ekzaktësisht si më parë, sepse e dija që ishte dëshira e të dyja palëve për të vazhduar bashkëpunimin. Edhe në momentin kur kisha oferta dhe opsione të tjera kam deklaruar se dëshiroja të vazhdoja me Shqipërinë. U realizua ajo gjë që dëshironin të dyja palët. E përsëris, që është verifikuar ajo që të dyja palët, pra Federata dhe Gianni De Biasi dëshironin për të vazhduar së bashku."

Mësohet se rinovimi ka ardhur me 10% rritje page, por De Biasi nuk dëshiron të zbulojë asgjë: "Termat ekonomikë janë një çështje private e imja dhe e Federatës", ka thënë De Biasi për "A1Report".

Presidenti Duka vendosi objektiv të vetëm për Europianin France 2016 kualifikimin, por De Biasi nuk është i këtij mendimi:

"Nuk ka asnjë objektiv të shkruar në kontratë për kualifikim në Europianin France 2016. Është vetëm dëshira dhe shpresa për të bërë mirë, sepse së bashku, të dyja palët, si unë dhe federata duam të bëjmë më të mirën e mundshme.Urojmë dhe shpresojmë të gjithë për t'u kualifikuar, por përderisa kualifikimi nuk është diçka e thjeshtë nuk duhet të themi fjalë në ajër, sepse ato mund të dëmtojnë ekipin."

Firmat në kontratë do të hidhen të mërkurën në ambientet e Federatës.

Share This Video


Download

  
Report form