Akuzat dhe kundërakuzat në ILDKP stafi: Xhuka e papërgjegjshme

Report TV 2015-08-21

Views 0

Vazhdojnë përplajsjet ndërmjet stafit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe krye inspektores Zana Xhuka.

Pas kallëzimit penal të bërë nga stafi i inspektoriatit, dhe reagimit të Xhukës se kërkohet vetëm frenimi të punës së saj në përmbushjen e detyrës së saj tërësisht ligjore, dhe krejtësisht të pavaruar vjen dhe reagimi i stafit të ILDKP-së

Në njoftimin për mediat thuhet se "Jemi të prekur nga reagimi që Ispektorja e Përgjithshme Znj Zana Xhuka mbajti lidhur me situatën e krijuar në ILDKP. Inspektorja e Pergjithshme në deklaraten për shtyp u mundua të kanalizonte vëmendjen duke deklaruar se kjo lëvizje apo reagim i stafit është i politizuar dhe i organizuar nga persona brenda dhe jashtë institucionit. Dëshirojme të sqarojmë për të gjith publikun se asnjë nga punonjësit firmëtarë të kallëzimit penal të bërë ndaj Inspektorit të Përgjithshëm nuk është dhe nuk ka qenë asnjehëre anëtar apo aktivist i ndonjë partie politike sikurse znj. Xhuka deklaron".

Po ashtu punonjësit e këtij institucioni në deklaratën shpërndarë mediave kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të organeve kompetente "për të ndalur degradimin e institucionit nga papërgjegjshmëria deri në marrezi të znj. Xhuka."

Share This Video


Download

  
Report form