Smesnicë: Familja Sinani, pret dimrin në qiell të hapur

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Këta gjashtë anëtarët të familjes Sinani nga fshati Smesnicë e komunës së Zelenikovës bëjnë jetë pothuajse nën qiell të hapur. Fëmijët bëjnë gjumë në këtë dhomë të shkatërruar dhe të zymtë ku as frymë nuk mund të merret lirshëm, ndërsa prindërit tyre natën e kalojnë në këtë korridor të hapur ku i ftohti, era dhe shiu çdo natë i shoqërojnë. Koj familje çdo moment rrezikon të mbetet në rrugë për shkak të mungesë së kulmit mbi kokë.

"Ma shumë jemi pa flet, me burrin ma shumë kemi flet aty jashtë në ballkon, ftoftë është po fryn era po hyn shiu. Edhe këtë derë e kemi pas të mbyllur po e kemi çel prej zorit. Qe një muaj jemi tu mërdhi prej ftoftit, po e kallim zjarrin po krejt tymi po kthen, tërë natën qajnë fëmijët, minjë kemi shumë, njq gjarpër na ka hy aty, burri nuk ishte këtu unë frikohesha me mbyt, fëmijët plasën tu qajtë. Kemi ndejt grumbull derisa gjarpri ka dal jashtë. Këtu nuk jetohet, kush ka mundësi me na ndihmu faleminderit po kush nuk ka sërish faleminderit", tha Safije Sinani.

Nga mungesa e kushteve për jetë fëmijët janë të detyruar që detyrat e shkollës ti kryejnë në prag të derës së dhomës, duke u dridhur nga i ftohti dhe pa veshmbathje të mjaftueshme.

"Ftoftë po nuk kemi çka të bëjmë, kështu qëndrojmë një orë, edhe vëllai im aty lart i bën..Hajde të ulemi edhe ta shohim sa është vështirë me shkrujt kështu? Unë kështu ulem edhe i bëj detyrat. D,mth këtë e shfrytëzoni si bankë. A lodhes, a të dhemb shpina derisa rrinë kështu? Po, shumë, krejt gjoksi me dhemb".

Në momentin që Alsat-M vizitoi këtë familje fëmijët ende nuk kishin njërën mëngjes edhe pse ora kishte kaluar në 12. Urinë që ndjenin në stomak e treguan edhe para nesh duke thënë se po prisnin çfarë do t'ju përgatis e nëna e tyre.

"Sa herënë ditë hani bukë? Ne hamë dy herë, një herë në mëngjes dhe një herë në darkë para se të flejmë. Çka hani para se të fleni? Bukë e domate ose speca, i kemi ble edhe prej këtyre hamë".

Babai i fëmijëve, Sait Sinani thotë është shumë vështirë kur sheh fëmijët të rriten në kushte të varfërie. Ai thotë se mjerimi ka bërë që fëmijët shpesh herë edhe të mungojnë në shkollë.

"Kanë shumë dëshirë më mësue fëmijët ama kur nuk mërinë. Vajzës shumë mirë është në shkollë, të gjitha i ka pesa, edhe djali i madh është shumë mirë, mëson në Zelenikovë, çdo ditë shkon me tren. Shkon vet, tash kur do të fillojë dimri e ka shumë vështirë", deklaroi Sait Sinani, kryefamiljar.

Ndërsa ne u larguam nga kjo familje, katër fëmijët Masumi, Mevaipi, Melekja dhe Melikija qëndronin të ulur në shkallë dhe të zhytur në mendime. Të katërt kishin shumë dëshira, por atë që kishin të përbashkët ishte të kenë një shtëpi të tyren.

Melihate Rustemi

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të të kontaktojnë në numrin e telefonit:

+389 70 700 392

Sait Sinani, fshati Smesnicë, Komuna e Zelenikovës

Share This Video


Download

  
Report form