Rrëshen, familja Deda mes sëmundjes dhe skamjes në qiell të hapur: Kërkojmë ndihmë

Report TV 2018-07-28

Views 1

Një familje me katër anëtarë në Rrëshen të Mirditës prej vitesh jeton në kushte shumë të vështira jetese. Familja e Ndue Dedës prej vitesh përballet me skamjen, ndërsa tre nga anëtarët e familjes janë të paralizuar, e ajo që kujdeset për ta është zonja e shtëpisë Liza Deda, pasi burri i shtëpisë dhe dy fëmijët e kanë të pamundur për të kryer edhe nevojat personale.

Kjo familje merr një pension invaliditeti, por që është i pamjaftueshëm për të blerë ilaçe, e lere për tu ushqyer siç duhet. Shtëpia ku jeton kjo familje është tërësisht e rrënuar sa që gjatë ditëve të ftohta të dimrit është pamundur të ngrohet, pasi dritaret janë tërësisht të hapura. Liza, zonja e shtëpisë, shprehet se e ka shumë të vështirë të jetojë në këto kushte.

Mungesa e të ardhurave dhe pamundësi për të punuar ka bërë që shpesh Liza të mbledh kanaçe në kazanët e mbeturinave, për të blerë ndonjë ushqim më shumë, për të ngrysur ditën që për Lizën do të thotë sfidë që po i shkatërron jetën.

Share This Video


Download

  
Report form