Goldstein: BB mbështet sistemin e taksave progresive për Shqipërinë

Report TV 2015-08-21

Views 0

Përfaqësues të lartë të Bankës Botërore kanë ardhur për një vizitë dyditore në Tiranë; drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore, Piero Cipollone dhe Ellen Goldstein, drejtore e BB për Europën Juglindore.

Të dy kanë dhë një konferencë për shtyp për gazetarët, ku Cipollone ka theksuar se "ka ardhur për të dëgjuar qëllimet e qeverisë".

"Diskutuam përparësitë që ka qeveria dhe se si Banka Botërore mund ta ndihmojë Shqipërinë në këtë fazë. Jo vetëm me anën financiare, por dhe përmes përvojës së ekspertizës që ka BB. Shumë nga sfidat zhvillimore me të cilat përballet Shqipqëria janë të njëjta me shumë vende me të ardhura të mesme. Ne kemi krijuar përvojën e duhur për gjetjen e zgjidhjeve dhe për Shqipërinë", u shpreh Cipollone, duke shtuar se "do japim këshilla për atë që mendojmë se qeveria mund të bëjë në këtë drejtim".

Share This Video


Download

  
Report form