Video shpërthimi, shembet pjesërisht godina tek Fakulteti Ekonomik

Report TV 2015-08-21

Views 1

Policia dhe forcat xheniere të ushtrisë kanë realizuar një shpërthimi të pjesshëm, për shëmbjen e një godine 4-katëshe, që ndodhej përballë godinës së Fakultetit Ekonomik në një hapësirë që është lënë për tu ndërtuar Kampus Universitar. Urdhëri i shembjes është dhënë nga zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Pandi Sulla. Në vendin e ngjarjes ka pasur dhjetëra forca policie, si dhe drejtues të uniformave blu. Tek godina kanë qenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë të cilët kanë kontrolluar zonën. Shembja ishte parashikuar që të kishte ndodhur në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm por është shtyrë për për disa dhjetëra minuta pasi nuk ishte pastruar ende e gjithë zona nga makinat që ndodheshin të parkuara. Pasi gjithçka ishte në rregull në orën 13:00 është shtypur butoni që ka sjellë edhe shkatërrimin e godinës që ishte pa leje. Në orën 18:00 godina është rrëzuar plotësisht nga fadroma. (a.ç/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form