Petkovski: Gruevski nuk është i gatshëm për kompromis me Greqinë

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Maqedonia nuk ka perspektivë euro-atlantike dhe këtë më së miri e dëshmoi edhe qëndrimi i fundit i kryeministrit Gruevski kur tha se vendi nuk e ka ndërmend të lëshojë pe lidhur me çështjen e emrit. Kështu deklaroi sot kreu i PRSD-së, Tito Petkovski duke komentuar deklaratën e Gruevskit një ditë më parë në mitingun partiak kur tha se është Greqia ajo që provokon duke e quajtur Maqedoninë FYROM ndërsa pyeti se si do të ndjeheshin vallë grekët nëse vendin e tyre do ta quanim ish provinca otomane e Greqisë.

"Definitisht u pa qartë pas asaj deklaratës të kryeministrit se VMRO-DPMNE nuk ka për qëllim të bëjë ndonjë kompromis, kurse kushti i vetëm dhe argument kyç i yni për anëtarësimin tonë në BE dhe nisjen e negociatave për anëtarësim të plotë është kompromisi rreth çështjes së emrit. Definitivisht Maqedonia nuk ka perspektiva euro-atlantike. Nëse ky është qëndrimi i Qeverisë, Gruevski ka për obligim të flasë edhe për alternativë se cili i është vizioni për të ardhmen e shtetit? Ne si shtet jemi të gjykuar në erozion të brendshëm nëse zgjat edhe më tej kjo periudhë e status qos", u shpreh Tito Petkovski -- kryetar i PRSD-së.

Petkovski gjithashtu thotë se kryeministri Gruevski përmes deklaratave nacionaliste po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

"Mendojë se është më tepër se e qartë se Gruevski po përgatitet për zgjedhje, dhe në to karta kryesore dhe më e fortë do të ishte ajo nacionaliste, se emrin maqedonas nuk e japim, kurse unë ju bindë me plotë përgjegjësi se askush nuk ka kërkuar nga Maqedonia që ne të heqim dorë nga gjuha dhe identiteti pasi një kërkesë të tillë askush nuk ka të drejtë të parashtrojë!", tha Tito Petkovski -- kryetar i PRSD-së.

Këto vlerësime Petkovski i dha mbledhjes së sotme të këshillit drejtues të Partisë së Re socialdemokrate. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form