Lezhë, prej 10 vitesh në kërkim vret 60 vjeçarin pas një sherri

Report TV 2015-08-21

Views 7

LEZHE - Një 60 vjeçar është vrarë me armë zjarri mesnaten e kular në Sukaxhi te Komunes Ungrej në Lezhë.Policia informon se viktima e krimit është shtetasi Mark Jaku, (ne foto) i cili pas nje konflikti me autorin e per motive banale me autorin eshte qelluar disa here me automatik nga ky i fundit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka identifikuar si autor i kësaj vrasjeje 42 vjeçarin Petrit Dushi nga fshati Kacinar i Mirdites, Policia informon se autori i vrasjes dhe viktima kanë pasur një debat të ashpër mes tyre para krimit, ku më pas autori ka marrë një armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend 60 vjeçarin. Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se autori i vrasjes së të moshuarit ishte person i shpallur ne kerkim prej 10 vitesh për një vrasje të kryer në Kaçinar të Mirditës si dhe "falsifikim" por në atë kohe ai kishte mundur të arratisej duke mos rënë në prangat e policisë.

Për kapjen e 42 vjecarit Petrit Dushi policia e qarkut të Lezhës ka ngritur postoblloqe të shumta, por ende nuk ka arritur të prangosë autorin pasi zona ku ka ndodhur krimi është zonë e thellë malore. Duke përfituar dhe nga errësira ka arritur që të largohet.

Share This Video


Download

  
Report form