Ora News - Gjendet i groposur 34-vjeçari nga Laçi, në kërkim prej 3 vitesh për vrasje

Ora News Lajme 2018-07-14

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e fshatit Nikël në Fushë-Krujë gjetën trupin e pajetë të një 34-vjeçari që ndodhej në arrati për një vrasje që kryer 3 vjet më parë, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë.

Trupi i pajetë i përket 34-vjeçarit Kejsi Hysa, i cili njihej edhe me emrat Eljon apo Sahit. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 9 ditësh dhe familjarët hodhën dyshime se ishte vrarë, derisa ditën e sotme u zbulua që ishte groposur pranë varrezave të këtij fshati.

Mendohet se autorët e kanë keqtrajtuar dhe më pas e qëlluan për vdekje, me një plumb në kokë, 34-vjeçarin, të cilin e groposën.

Policia e Krujës thotë se ka shoqëruar në komisariat shtetasin me inicialet H.R, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër me incialet A.T, ndërsa vrasja e tij mendohet se ka ardhur për hakmarrje.

Më 10 korrik të vitit 2015, në qytetin e Sarandës, Kejsi Hysa, në bashkëpunim me shtetasit Enkelejd Hysa, Ajman Zyba dhe Ylli Reci, kanë rrahur dhe më pas qëlluan me pistoletë shteasin Edmond Theodhori, ose Mehmeti. Pas ngjarjes, policia publikoi edhe videon me autorët që largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ishte-shpallur-i-zhdukur-gjendet-i-groposur-trupi-i-34-vjecarit-nga-laci

Share This Video


Download

  
Report form