Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit De Biasi ka folur për herë të fundit përpara ndeshjes me ekipin e Zvicrës që Shqipëria do të zhvillojë në stadiumin kombëtar 'Qemal Stafa'. Nga Durrësi, aty ku është akomoduar ekipi përfaqësues i Shqipërisë, tekniku italian ka deklaruar se nuk i trembet aspak kundërshtarit pavarësisht se ka plot 9 futbollistë që luajnë në kompeticionin e Champions Legaue.
"Do të futemi në fushë vetëm me një synim, që të marrim tre pikët e plota me cdo kusht. Gjendja e ekipit është shumë e mirë, të gjithë po presim që të marrim maksimumin, pasi ende kemi shpresë për të marrë vendin e dytë. Sigurisht, jemi të ndërgjegjshëm që nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Zvicra në formacionin e parë plot 9 futbollistë që luajnë në Champions League.