Debati rreth IPA fondeve shndërrohet në arenë për qërim hesapesh politike

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Debati mbikëqyrës për shfrytëzimin e fondeve IPA u shndërrua në një arenë përplasjesh mes subjekteve politike pjesëmarrëse në debatin e Komisionit për Çështje Europiane. Deputeti i PDSH-së Bekim Qoku pyeti ministrin e Drejtësisë që vjen nga radhët e BDI-së, Blerim Bexhetin se sa i shfrytëzon ky dikaster fondet IPA, në frenimin e drejtësinë raciste ndaj shqiptarëve, siç u shpreh ai. Ndërkohë, Bexheti tha se do t'i përgjigjet me shkrim, nëse do të gjej ndonjë element që pyetja të lidhet me debatin e sotëm për fondet.

"Zakonisht flitet për gjyqësi selektive, por unë e quaj një eufemizëm për gjyqësinë raciste që bëhet këtu në Maqedoni ndaj komunitetit, ndaj bashkësisë me mbi 20 % sepse nuk quhemi as shqiptarë këtu. Dhe, në këtë aspekt, unë do i përmend disa raste; atë të Sopotit, Brodecit, Monstra, kemi vdekjen e Ibrahim Sulejmanit në burgun e Shtipit... kemi disa raste që këtu shihet se ka një drejtësi vërtet raciste. Pra, çfarë bëni ju në këtë drejtim, si shfrytëzohen këto fonde për të ndryshuar këtë sistem drejtësie për shqiptarët", tha Bekim Qoku, deputet i PDSH-së.

"Unë do bëj përpjekje nëse do mund të gjej elemente që kanë të bëjnë me temën që t'ju përgjigjem me shkrim, edhe pse vështirë se do mund të gjej! Ju, i nderuar deputet, keni foltoren e parlamentit në çdo kohë, edhe mund të diskutoni për gjërat që vlerësoni. Por opinioni është ai që i vlerëson prononcimet tuaja publike! Do bëj përpjekje nëse do gjej për temën konkrete edhe pse e them publikisht që fatkeqësisht nuk kishte diçka që ka të bëj me debatin e sotëm", u përgjigj Blerim Bexheti, ministër i drejtësisë.

Në debatin e sotëm mbikëqyrës mori pjesë edhe kreu i Strumicës, i cili përmendi se komuna që ai menaxhon ka arritur të thithë deri në 12 milion euro, fonde IPA. Por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për deputetët e mazhorancës të cilët pyetën Zaevin se sa qasje kanë pasur firmat që drejtohen nga të afërmit e tij, në këto para.

"Komuna e Strunmicës deri tani ka marrë grante në vlerë prej 12 milion e 108 mijë e 722 eurosh. Këto janë projekte të mëdha. Një projekt i rëndësishëm është rikonstruimi i tre shkollave në Strumicë; dy fillore dhe një e mesme. Janë edhe projektet moderne që kanë të bëjnë me sistemet energjetike - në funksion të kursimit të energjisë, siç janë panelet diellore. Ndërtimi i rrugës turistike në lagjen Bansko ku janë vendosura disa hotele", deklaroi Zoran Zaev, kryetar i Strumicës.

"Meqenëse përmendët rikonstruimin e tre shkollave, vendosja e paneleve diellore në një shkollë fillore dhe rrugën drejt Banskos, pyetja ime është nëse në ndonjërin nga këto projekte, pa dallim të procedurës dhe rregullave ligjore, a janë përfshirë ndonjë nga firmat që u përmendën në periudhën e kaluar. Tërgo Produkt, Bobi Promet, Elenica, Sarajevo-Inzhenjering, EB Stil ili AgroShped". Vallë ndonjëra nga këto firma që ndërlidhën me persona të familjes suaj më të ngushtë kanë marrë pjesë në projektet ku janë marrë mjete nga IPA fondet", pyeti Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.
...

Share This Video


Download

  
Report form