Maqedonia nuk shfrytëzon as gjysmën e IPA fondeve!

alsatmtv 2015-08-21

Views 6

'IPA fondet shfrytëzohen shumë pak. Maqedonia nuk shfrytëzon mjaftueshëm mundësinë e mjeteve të pakthyeshme që i ofron Bashkimi Evropian, kështu konstatoi gjatë debatit të sotëm mbikëqyrës rreth IPA fondeve, Dimitar Mirçevski nga Lëvizja Evropiane. Sipas tij, nevojitet investim dhe kualifikim i administratës, si në institucionet e pushtetit lokal, ashtu dhe në atë qendror, për të realizuar me sukses fondet evropiane.

"Unë e përcjell funksionimin e fondeve dhe implementimin tyre dhe vlerësim i imë është se ne nuk kemi qasje të mjaftueshme dhe nuk shfrytëzojmë sa duhet këtë mundësi të madhe që ofron Bashkimi Evropian. Ndërkohë sa i përket shfrytëzimit kam përshtypjen se as gjysma e mjeteve nuk janë shfrytëzuar tek ne", tha Dimitar Mirçevski, Lëvizja evropiane.
Konstatimi i Mirçevski nxiti pyetjen e deputetit opozitar Igor Ivanovski.

"Meqenëse thoni se nuk jeni të kënaqur, më intereson, a pajtoheni me atë se qeveria bën gjithçka që është e duhur, që është e obliguar me ligj që ti shfrytëzoj këto mjete?', pyeti Igor Ivanovski, LSDM.

"Qeveria mundet shumë më tepër të bëj", u përgjigj Mirçevski.

Ndërkohë, Dëshira Imeri nga BDI, pyeti ministrin e Shoqërisë Informatike Ivo Ivanovski rreth rolit dhe rëndësisë së IPA fondeve në zbatimin e reformave në administratën publike.

"Cili është kontributi i IPA fondeve në zbatimin e reformave apo implementimin e reformave të administratës publike? Cilat ishin sfidat që hasët ju si ministër gjatë menaxhimit ose udhëheqjes me IPA fondet", pyeti Dëshira Imeri, BDI.

"Procesi i miratimit të mjeteve nuk është i thjeshtë, nevojitet një bashkëpunim më i madh mes institucioneve të Maqedonisë por edhe atyre të BE-së që të bëhet një hap me të cilin do të mundet projektet që aplikohen dhe ato që miratohen të zbatohen më me efikasitet dhe të shfrytëzohen sa më shumë mjete", përgjigjet Ivo Ivanovski, ministër i shoqërisë informatike.

Para anëtarëve të Komisionit për çështje evropiane sot dëshmuan edhe drejtori i përgjithshëm i doganave Vanço Kargov si dhe ministrja për punë të brendshme Gordana Jankullovska, ndërkohë që sërish mungoi Teuta Arifi, Vasko Naumovski, Blerim Bexheti dhe Kiril Bozhinovski sekretar i përgjithshëm i qeverisë së RM-së. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form