Godinat e ish-pronarëve, vendimi shkaktoi tre tragjedi në 2 muaj

Report TV 2015-08-21

Views 2

DURRËS - Vetëm brenda dy muajve, në Durrës dhe në Kavajë janë kthyer në tragjedi tre rastet e lirimit të banesave sipas aktit normativ të Qeverisë "Berisha" për kthimin e banesave, ish-pronarëve.

Rasti i fundit është regjistruar dy ditë më parë me vdekjen e 87-vjeçares Sofie Qëndro, e cila prej të paktën 6 javësh jetonte në një stol të lulishtes para bashkisë bashkë me nipin e saj, pasi ishin nxjerrë nga shtëpia me vendim gjykate.

Në shenje proteste, ata kishin ngritur nje strehe kartoni dhe plasmasi në qëndër të qytetit, ndërsa me uljen e temperaturave filluan të rëndohen problemet shëndetesore për të moshuarën.

Ajo ndërroi jetë pasditen e së shtunës në stol, pasi përveç të ftohtit të natës, ajo vuante nga sëmundje të tjera, që ishin agravuar me uljen e temperaturave dhe me kequshqyerjen.


Rasti i dytë i tragjedive të shkaktuara nga akti normative regjistrohet sërish në qytetin e Durrësit, në 12 shtator, ku një 60-vjeçar i quajtur Isuf Gjilani, kërcënoi se do të hidhej nga kati i katërt i një godine, që me vendim gjykate duhej t'i kthehej pronarit.

Isuf Gjilani nuk pranonte të lironte banesën, pasi ai së bashku me familjen e tij nuk kishin ku të strehoheshin.

60-vjecari tentoi të djegë vetveten me një shishe benzinë, por është neutralizuar nga policia.

Madje, ai deklaronte se pas këtij akti fshihej vjehrri i Presidentit Bujar Nishani.

Share This Video


Download

  
Report form