Thomas Graham, nga Teksas edhe pse i verbër, ka arritur të ndërtojë vetë, shtëpinë e ëndrrave të tij. Thomas, jeton në Bullard, në Texas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është i verbër që prej moshës 18-vjeçare, si pasojë e një të shtëne arme në fytyrë.
Gjatë rehabilitimit, ai ka frekuentuar një kurs të quajtur "Arti Industrial". Në këtë kurs, një mësues edhe ai i verbër, i kishte shpjeguar si të ndërtonte objekte nëpërmjet mjeteve të punës, pa u dëmtuar.
Të ndërtojë dhe të rregullojë, u kthye në hobby-n e tij deri në muajin prill të 2013-ës, datë në të cilën humbi edhe punën e tij.
Edhe pse ishte një moment i vështirë, Thomas nuk u dorëzua dhe nuk ra në depresion, por vendosi t'i përvishej punës, për të realizuar ëndrrën e tij, të ndërtonte një shtëpi. Për gati një muaj, skeleti në dru, i kësaj shtëpie, ishte i kompletuar.